Siç raportoi dje “Newsport.al”, Agim Ibraimi është Drejtori Sportiv i ri i klubit të Partizanit.
Pasi mbylli aventurën e tij me Tiranën disa muaj më parë, tashmë tetovari do të nisë një të re me rivalët e bardhebluve.
Presidenti i të kuqve, Gaz Demi ia ka besuar Ibraimit merkaton e janarit.
Do të jetë pikërisht ai, që merr rolin që mbante Arbër Abilaliaj. Ibraimi do të jetë “arkitekti” i ekipit këtë sesion merkatoje.