Australian Open do të jetë një vit historik për sa i përket premios që organizatorët do të japing për tenistët.
Grand slam i parë i vitit do të kalojë shifrën prej 100 milionë dollarësh australianë (64 milionë euro), një rritje prej 16% krahasuar me vitin e kaluar.
Kjo do të sjellë edhe një rritje prej 10% në fitime për të gjithë tenistët, si në lojën teke ashtu edhe në dyshe. “Kjo rritje përfaqëson angazhimin tonë për të mbështetur karrierat në tenis në të gjitha nivelet“, shpjegon CEO i Tennis Australia, Craig Tiley.
Organizatorët, duke e ngritur standardin vit pas viti përmes investimeve dhe nismave, po bëjnë çdo përpjekje për të ofruar mbështetje konkrete për profesionistët duke u përqendruar në sezonin veror australian, kulmin e tenisit në Australi.
Kushdo që fiton këtë turne, si te femrat ashtu dhe te meshkujt, do të marrë afërsisht 2.4 milionë euro, një rekord për Australian Open (gjithsesi, shifra mbetet më e ulët se 3.5 milionë euro të fituara në Wimbledon 2025).
Finalistët do të përfitojnë 1.2 milionë euro. Nga kjo rritje do të përfitojnë edhe tenistët që eliminohen më herët nga turneu. Krahasuar me vitin 2025, shuma e çmimeve për raundet kualifikuese do të rritet me 16%/