Sulmuesi anësor i Manchester City, Savinho, ka të ngjarë të mungojë deri në dy muaj për shkak të një dëmtimi. Lajmin e konfirmoi trajneri Pep Guardiola.
21-vjeçari u largua pas 51 minutash në barazimin e City-t me Sunderland javën e kaluar.
Ai më pas humbi ndeshjen kundër Chelsea në fundjavë dhe barazimin 1-1 të City me Brighton të mërkurën.
“Savinho do të mungojë për një kohë të gjatë. Jo deri në fund të sezonit por një muaj e gjysmë, dy muaj.
Por ai do të kthehet”, tha Guardiola.
“Për ne është një mungesë e rëndësishme”, shtoi spanjolli, që mund të jetë i kënaqur, pasi “qytetarët” sot nënshkruan me Antoine Semenyo.