Ibraimi reagon

- Bota Sot

Ibraimi reagon

Agim Ibraimi ka reaguar për herë të parë, pas zyrtarizimit të tij si Drejtori Sportiv i Partizanit.

Me një foto krah presidentit Gaz Demi, Ibraimi shihet të jetë gati për misionin e tij.

“Me guxim. Gati për sfidën e radhës”, shkruan Ibraimi në rrjetet sociale.

Kujtojmë se 37-vjeçari nga Tetova merr kështu vendin e Arbër Abilaliajt, i cili ndau rrugët me “Demat e Kuq”, disa muaj më parë.

Kështu, Ibraimit i është besuar merkato e janarit, në të cilët do t’i duhet të punojë fort për një organikë që do të synojë titullin kampion.



Read it all at Bota Sot