Guardiola humbet një tjetër futbollist, do të mungojë dy muaj!

- Bota Sot

Guardiola humbet një tjetër futbollist, do të mungojë dy muaj!

Anësori  i Manchester City, Savinho, me shumë mundësi do të mungojë deri në dy muaj për shkak të një dëmtimi. Lajmin e konfirmoi trajneri Pep Guardiola.

21-vjeçari u largua pas 51 minutash në barazimin e City-t me Sunderland javën e kaluar. Ai më pas humbi ndeshjen kundër Chelsea në fundjavë dhe barazimin 1-1 të City me Brighton të mërkurën.

“Savinho do të mungojë për një kohë të gjatë. Jo deri në fund të sezonit por një muaj e gjysmë, dy muaj. Por ai do të kthehet”, tha Guardiola.

“Për ne është një mungesë e rëndësishme”, shtoi spanjolli, që mund të ngushëllohet me faktin që tashmë ka në dispoziciion blerjen e re, Antoine Semenyo.



Read it all at Bota Sot