“Sirena” turke për Koopmeinersin

- Bota Sot

“Sirena” turke për Koopmeinersin

Mesfusha është prioritet absolut.

Në mendjen e Luciano Spallettit ka vetëm një ide fikse: të përforcojë repartin qendror dhe, rrjedhimisht, kjo është edhe drejtimi kryesor i merkatos së Juventusit në janar.

Trajneri toskan kërkon elementët e duhur për të ndërtuar përfundimisht skemën 4-2-3-1 ose, të paktën, për të kaluar në një mbrojtje me katër lojtarë.

Drejtuesit bardhezi po shqyrtojnë disa profile me eksperiencë, larg ideve për baste apo lojtarë të rinj në zhvillim. Emri më i arritshëm deri tani është ai i Guido Rodríguez. Argjentinasi është jashtë planeve të Ëest Ham dhe, nëse Juventusi vendos se është profili i duhur, negociatat mund të mbyllen shpejt.

Ëndrra e madhe mbetet Sandro Tonali, por më shumë në perspektivë vere. Edhe Franck Kessié është një opsion që i pëlqen Spallettit, megjithatë pengesa kryesore mbetet paga e lartë. Ndërkohë, Interi kërkon shifra të konsiderueshme për Davide Frattesi, duke e bërë operacionin të vështirë.

Në listën e emrave të bujshëm hyn edhe Bernardo Silva. Sipas “La Stampa”, por jo për herë të parë, mesfushori portugez i Manchester City është lidhur me Juventusin si për verën, ashtu edhe për një lëvizje të mundshme që në janar.

Arsyeja është e qartë: kontrata e 31-vjeçarit skadon më 30 qershor dhe ai ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të rinovojë.

Juventusi po përpiqet të lëvizë herët për të paraprirë konkurrencën e fortë dhe për të sjellë në Torino një lider që mund t’i japë një tjetër nivel mesfushës, një operacion i ngjashëm me atë që Milani bëri me Modric.

Por merkatoja nuk është vetëm hyrje. Në Turqi ka qarkulluar zëri për një interesim të Galatasaray për Teun Koopmeiners.

Hipoteza shihet si e besueshme, pasi klubi turk po kërkon një mesfushor të nivelit të lartë. Megjithatë, Juventusi nuk është i bindur: Spalletti duket i kënaqur me holandezin, edhe në rolin e tij të ri në mbrojtje, ndërsa shifra e përfolur prej rreth 25 milionë eurosh është larg pritshmërive të klubit bardhezi, që e bleu Koopmeiners për rreth 60 milionë euro një vit e gjysmë më parë.



Read it all at Bota Sot