Antoine Semenyo ka përfunduar transferimin e tij marramendës prej 74 milionë eurosh te Manchester City, duke e quajtur këtë transferim një "privilegj të vërtetë" dhe duke këmbëngulur se futbolli i tij më i mirë është ende përpara.
Sulmuesi 26-vjeçar shprehu entuziazmin e tij pasi pa Cityn të dominonte nën drejtimin e Pep Guardiolës për një dekadë.
“Jam shumë krenar që i jam bashkuar Manchester Cityt”, ka thënë fillimisht Semenyo pasi iu bashkua ekipit nga Etihad.
“E kam parë Cityn gjatë dekadës së fundit nën drejtimin e Pep Guardiolës dhe ata kanë qenë skuadra dominuese në Ligën Premier, si dhe kanë arritur gjëra të mahnitshme në Ligën e Kampionëve, Kupën FA dhe Kupën e Ligës".
“Ata kanë vendosur standardet më të larta dhe është një klub me lojtarë të klasit botëror, objekte të klasit botëror dhe një nga trajnerët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Pepin”.
“Kam shumë mundësi për përmirësim, kështu që të jem në këtë klub, në këtë fazë të karrierës sime, është perfekte për mua.
\Është një privilegj i vërtetë të jem këtu”
"Futbolli im më i mirë ende nuk ka ardhur, jam i sigurt për këtë... Etihad është shtëpia ime e re”, përfundoi sulmuesi anësor.
Ndryshe, Semenyo mbërrin pas një sezoni mbresëlënës te Bournemouth, duke shënuar 10 gola në 20 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, përfshirë një gol dramatik fitues në kohën shtesë kundër Tottenham.