Në agim të së enjtes, një shpërthim i shkaktuar nga një rrjedhje gazi ndodhi në Albstadt, në Gjermaninë jugore, duke shuar një familje me tre anëtarë.
Sipas mediave italiane si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën një çift i ri, 33 dhe 30 vjeç, dhe djali i tyre 6 vjeçar, me shtetasi italiane.
Autoritet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që sollën këtë tragjedi.
Ndërsa viktimat pritet që të nisen drejt familjes së tyre në Itali.