Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thuhet se po negocion një marrëveshje të tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara që do ta ndihmonte Ukrainën të rikuperohej nga lufta, sipas Bloomberg.
Marrëveshja do të siguronte zero tarifa për tregtinë me Shtetet e Bashkuara dhe do të zbatohej në zona të caktuara industriale në Ukrainë, duke i dhënë vendit "avantazhe shumë të rëndësishme" ndaj shteteve fqinje dhe potencialisht duke tërhequr investime dhe biznese, tha Zelensky për Bloomberg.
Presidenti ukrainas tha se do të duhet të diskutojë detajet e propozimit drejtpërdrejt me Trump, transmeton ANSA.
Sipas Zelensky-t, marrëveshja do të përbënte gjithashtu një garanci të mëtejshme për sigurinë ekonomike të vendit.