Erdhi me bujë, por ikën pa zhurmë! Mesfushori është largimi i pestë nga Flamurtari

- Bota Sot

Erdhi me bujë, por ikën pa zhurmë! Mesfushori është largimi i pestë nga Flamurtari

Erdhi me bujë, por largohet pa zhurmë. Semi Bourard është i ikuri i radhës nga Flamurtari. Pavarësisht se klubi nuk e ka zyrtarizuar ende mbylljen e bashkëpunimit me 30-vjeçarin nga Belgjika, fakti se nuk ka ardhur në stërvitje flet shumë.

Mesfushori u duk interesant në profilin që përfaqësonte. Vlera e tij në treg është 400 mijë euro. Bourard ka dalë nga akademia e Anderlehtit, ndërsa po ashtu ka luajtur me Belgjikën U-18. Në Vlorë erdhi nga klubi Otelul Galati (Rumani).

Mendohej se eksperienca e fituar në ligat e huaja do të ishte një aset i rëndësishëm për Flamurtarin, por nuk ndodhi kështu.

Me ikjen e Bourard shkon në 5 numri i lojtarëve të larguar nga Vlora. Idriz Batha u largua nga klubi pa debatit Kristinan Nunes. Gjithashtu ikën edhe Jose Rodriguez dhe Heiderber Ramirez. Ndërsa me Bruno Telushin nuk i rinovua kontrata.



Read it all at Bota Sot