Një zhvillim i rëndësishëm ka ndodhur në rastin e tentim vrasjes dhe shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në rrugën Ali Hadri në Prizren, ku mbetën të plagosur dy persona.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se pas veprimeve intensive hetimore dhe kontrolleve të shumta në lokacione të ndryshme, dje rreth orës 18:00, njëri nga të dyshuarit kryesorë, G. Shala, rreth 21-vjeçar, është dorëzuar vullnetarisht në Polici, i shoqëruar nga avokati i tij.
Sipas informacioneve të siguruara, i dyshuari gjatë dorëzimit ka dorëzuar edhe pistoletën me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale, armë e cila është sekuestruar si provë materiale nga njësitet përkatëse.
Për këtë rast, Sinjali pati raportuar ekskluzivisht emrat e të dyshuarve:
Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me lokalizimin dhe arrestimin e dy të dyshuarve të tjerë, E. Reshani, rreth 34-vjeçar dhe A. Hoxha, rreth 31-vjeçar, janë në vazhdim.
Hetimet po vazhdojnë nga njësitet rajonale dhe Prokuroria për Krime të Rënda, ndërsa nuk përjashtohet zgjerimi i hetimit edhe ndaj personave të tjerë të përfshirë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.