Një Maldini për Juventusin; Daniel mes alternativave për Chiesa si zëvendës i Yildiz

- Bota Sot

Një Maldini për Juventusin; Daniel mes alternativave për Chiesa si zëvendës i Yildiz

Një mbiemër që ka bërë historinë e Milanit mund të veshë së shpejti fanelën bardhezi.

Juventusi po mendon seriozisht transferimin e Daniel Maldinit nga Atalanta me futbollistin që në pjesën e parë të sezonit ka gjetur pak hapësira e nuk ka shënuar asnjë gol.

Juventus, pse Daniel Maldini? Futbollisti 24 vjeçar përfaqëson për drejtuesit e Zonjës së Vjetër, mundësinë ideale të merkatos; një investim me kosto të ulët dhe më të lehtë për t’u arritur (në krahasim psh me Federico Chiesa) për t’i dhuruar Luciano Spallettit një futbollist të aftë që të luajë si qendër sulmues fals si alternativë e Kenan Yildiz. Ky operacion favorizohet nga disa kryëzime të vjetra rrugësh; Spalletti i ka dhënë mundësinë Daniel Maldinit të debutojë me Kombëtaren Italiane dhe Drejtori Sportiv Modesto kur ishte te Monza ia rriti në pah vlerën

Juventus-Maldini, shifrat dhe konkurrenca. Kontaktet me agjentët e futbollistit kanë nisur, por Juventus duhet të mposhtë konkurrencën e fortë. Në vijën e parë është Lazio e Maurizio Sarrit që ka bërë lëvizje konkrete edhe pse është përqendruar më shumë te reparti i mesfushës; marrëveshje me futbollistin(1.4 milionë euro në sezon) dhe oferta për Atalantën është gati, huazim me 1 milion euro me të drejtë blerjeje(që shndërrohet në detyrim në rast kualifikimi në kompeticionet evropiane) për 9 milionë euro, por në sfond qëndron i vëmendshëm edhe Napoli.



Read it all at Bota Sot