Ka mbajtur veshur fanellën e Kombëtares shqiptare, sulmuesi që Laorent Shabani
Teuta nuk është foksuar vetëm te shitjet e futbollistëve, por edhe te afrimet cilësore për të përforcuar skuadrën për pjesën e dytë të sezonit. Kështu lojtari i fundit që me shumë gjasa do të transferohet te durrsakët është Laorent Shabani.
Sulmuesi i cili në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Kombëtares shqiptare U-21 pritet të firmosë me “djemtë e detit”. Palët prej ditësh kanë rënë dakort për një bashkëpunim mes tyre, teksa në ditët e ardhshme pritet të konkretizohet gjithçka.
26-vjeçari ka mbyllur aventurën e tij në Suedi, teksa së fundmi ishte pjesë e Norrköping, teksa karriera e tij kryesisht ka qenë në këtë kampionat, ku ka luajtur për disa skuadra..