Xabi Alonso: Nuk jam kamikaz të aktivizoj Mbappes që nga minuta e parë!

- Bota Sot

Xabi Alonso: Nuk jam kamikaz të aktivizoj Mbappes që nga minuta e parë!

Spanja bëhet gati për klasiken e parë të vitit, e cila vlen edhe trofeun e parë për 2026-ën. Në kampin madrilen ka mjaft rëndësi ky takim pasi në La Liga diferenca mes dy ekipeve ndihet edhe në klasifikim.

Në konferencën për shtyp të mbajtur pak çaste më parë Xabi Alonso mbylli fjalën e tij duke deklaruar se fitimi i finales së Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës, e cila do të korenpsondonte me titulli e tij i parë si trajner i Real Madridit, nuk do të ishte një “çlirim”.

“Kemi mundësinë të luajmë në finale. Është një ndeshje e veçantë dhe donim të ishim këtu. Duhet të presim për seancën stërvitore të kësaj pasditeje dhe si aspekti futbollistik ashtu edhe ai emocional do të jenë të rëndësishëm. Jemi të përgatitur dhe duhet të luajmë një ndeshje të mirë”, ishin fjalët e para të trajnerit madrilen në sallën e konferencave të “King Abdullah Sports City”.

I gjithë fokusi në kampin madrilen dhe atë kundërshtar ishte te aktivizimi i Kylian Mbappé. Siç dihet sulmuesi francez ka pësuar një dëmtim muskulor dhe është në luftë me kohën për të siguruar një vend mes titullarëve.

“Ky është një vendim që do ta marr duke u konsultuar së bashku me lojtarin dhe me stafin e mjekëve. Duhet të vlerësojmë rrezikun.

Nuk jemi kamikazë, duhet që të kemi kujdes”, tha trajneri i Real-it.

Në fjalën e tij numri  një i pankinës së Real-it u pyet nëse kjo finale kishte një ekip favorit. “Është një ndeshje futbolli. Një finale.

Çdo gjë mund të ndodhë dhe ne jemi të përqendruar në atë që duhet të bëjmë dhe si ta luajmë ndeshjen. Do të jetë një ndeshje me momentea.

Duhet të kemi energjinë e nevojshme për të përballuar ç’do vështirësi”, u përgjigj Alonso.



Read it all at Bota Sot