Shpenzimet e Pep Guardiolës

- Bota Sot

Shpenzimet e Pep Guardiolës

Pas përfundimit të nënshkrimit të Antoine Semenyo, Pep Guardiola ka hyrë zyrtarisht në histori si trajneri me shpenzimet më të larta në merkato.

Totali i investimeve të tij te Manchester City ka kaluar shifrën marramendëse prej 2 miliardë eurosh, sipas të dhënave të publikuara nga Transfermarkt, shkruan IndeksOnline.

Guardiola, i cili mori drejtimin e “Qytetarëve” në vitin 2016, ka ndërtuar një skuadër dominuese në Angli dhe Evropë përmes investimeve të vazhdueshme dhe strategjike.

Këto shpenzime janë shoqëruar me sukses të jashtëzakonshëm, përfshirë tituj të shumtë të Premier League dhe triumfin historik në Ligën e Kampionëve.

Në listën e trajnerëve me shpenzimet më të larta që nga ardhja e Guardiolës te City, ai kryeson bindshëm, i ndjekur nga Diego Simeone, Antonio Conte dhe Massimiliano Allegri.

Megjithatë, askush nuk i afrohet shifrës së katalanasit, i cili tashmë ka kapërcyer pragun simbolik të 2 miliardë eurove.

Nënshkrimi i Semenyo shihet si pjesë e vazhdimësisë së projektit afatgjatë të Guardiolës, i cili synon të mbajë Manchester City në majat e futbollit botëror edhe në sezonet e ardhshme.



Read it all at Bota Sot