Klisman Cake mbylli sot aventurën e tij me Shkëndijën e Tetovës, për të nisur një aventurë të re në Rusi.
Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare do të bashkohet me ekipin rus, Akhmat Grozny.
Ndërkohë që “Newsport.al” ka mësuar edhe detajet e këtij transferimi. Klubi rus ka paguar tek Shkëndija një shumë mbi 400 mijë euro, duke “mbushur arkat” e klubit tetovar.
Ndërkohë që vetë futbollisti, Cake ka firmosur kontratë 3.5 vjeçare, të vlefshme deri në verën e vitit 2029.
Vlen të theksohet se kontrata e ish-it të Tiranës do të përfundonte në verën e këtij viti, por zgjodhi të largohej në janar. Kjo për shkak se dëshironte të provonte një tjetër aventurë në Evropë.