Kanë përfunduar 4 ndeshjet e para të vlefshme për raundin e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë. Në duelet e ditës së sotme, u shënua një total prej 14 golash.
Dinamo ka fituar 3-0 përballë Besës në “Air Albania”. Me po të njëjtin rezultat ka fituar Partizani i Oltijon Kërnajës në “Arenën e Demave”, 3-0 kundër skuadrës së Burrelit.
Bylis fitoi 3-2 ndaj ekipit të Laçit, në një ndeshje tepër emocionuese. 90 minutat e rregullta përfunduan 2-2, ndërsa ballshiotëve iu desh shtesa për golin e fitores.
Në ndeshjen tjetër, Tirana fitoi 2-1 përballë Skënderbeut. Edhe ky duel shkoi në shtesë, teksa në minutën e 116-të, Etienne Tare i dha fitoren bardhebluve.