Shkëndija e Haraçinës ndahet me plot 13 lojtarë

- Bota Sot

Shkëndija e Haraçinës ndahet me plot 13 lojtarë

Bëhet fjalë për 13 lojtarë dhe ata janë: Bujar Ilazi, Burhan Aliji, Erkan Shaip, Baki Aliu, Mërgim Dani, Shuajb Aliti, Hristijan Kocev, Amar Mustafa, Alban Shabani, Omer Sulejmani, Stefan Kolovski, Ferat Veseli dhe Aleksandar Gjiorgjieski.

Klubi i falënderon dhe iu uron suksese në karrierat e tyre.

“Faleminderit për çdo djersë të derdhur dhe për përkushtimin e treguar ndaj ngjyrave të klubit tonë.

Kontributi juaj vlerësohet maksimalisht, ashtu si edhe koha, angazhimi dhe sakrifica që keni dhënë për klubin dhe për vendin tonë.

Ju shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë dhe ju urojmë shumë suksese në vazhdimin e karrierës suaj, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal”, thuhet në njoftimin e klubit.



Read it all at Bota Sot