Drama i ish-lojtarit të Chelsea: Më kanë mbetur edhe pak ditë…

- Bota Sot

Drama i ish-lojtarit të Chelsea: Më kanë mbetur edhe pak ditë…

Një lajm tronditës ka goditur botën e futbollit. Lamisha Musonda, 33 vjeç, ish-lojtari premtues i Chelsea, është në gjendje të rëndë. Pas një heshtjeje të gjatë, ish-mesfushori belg publikoi një postim në rrjetet sociale për gjendjen e tij shëndetësore:

“Ndërsa kuptoj që më kanë mbetur pak ditë jetë, kuptoj gjithashtu se kam shumë njerëz pranë dhe do t’i ruaj gjithmonë kujtimet. Jeta është e vështirë, por panoramika fantastike”.

Musonda publikoi disa nga fotot më të rëndësishme të karrierës dhe shtoi: “Jeta ka ulje e ngritje dhe askush nuk mund ta kuptojë dhimbjen që bart.

Dy vitet e fundit kanë qenë veçanërisht të vështira për mua.

Me trishtim të madh njoftoj se po luftoj për të rikuperuar shëndetin, çka shpjegon mungesën time nga rrjetet sociale. Duhet ta bëja të qartë: shëndeti im është kritik dhe tani po luftoj për të mbijetuar”.



Read it all at Bota Sot