Djali ndjek hapat e babait: Ibrahimoviçi transferohet te Ajax

- Bota Sot

Djali ndjek hapat e babait: Ibrahimoviçi transferohet te Ajax

Maximilian Ibrahimoviçi, djali i legjendës suedeze Zlatan Ibrahimoviçiy, është lojtari më i ri i Ajaxit.

Lajmi është konfirmuar nga gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Sulmuesi i ri do t’i bashkohet gjigantit holandez nga AC Milan, klubi ku ishte pjesë deri më tani.

Marrëveshja është arritur në formë huazimi fillestar, me një klauzolë blerjeje në fund të sezonit, ashtu siç ishte raportuar më herët nga “De Telegraaf”.

Ndërkohë, AC Milan ka siguruar edhe një klauzolë përfitimi nga shitja e ardhshme e lojtarit, duke mbajtur kontroll mbi të ardhmen e tij.

Kështu, Maximilian Ibrahimoviçi ndjek hapat e babait të tij, duke u transferuar te Ajax – një klub ku Zlatan kishte lënë gjurmë të thella në karrierën e tij si futbollist.



Read it all at Bota Sot