Një mbiemër historik i Milanit mund të përfundojë së shpejti tek Juventusi.
Bardhezinjtë po vlerësojnë seriozisht afrimin e Daniel Maldinit, i cili pritet të largohet nga Atalanta pas një pjese të parë sezoni me pak hapësirë dhe pa asnjë gol të shënuar.
Sulmuesi i lindur në vitin 2001 shihet nga drejtuesit e Juventusit si një mundësi ideale tregu: kosto e ulët dhe më e realizueshme krahasuar me pista të tjera, si ajo e Federico Chiesa-s.
Ideja është që Maldini t’i ofrohet trajnerit Luciano Spalletti si alternativë taktike ndaj Kenan Yildiz, falë aftësisë për të luajtur si trekuartist apo edhe si “9 fals”.
Në favor të këtij operacioni janë edhe lidhjet e mëparshme. Spalletti e ka aktivizuar Daniel Maldinin për herë të parë me Kombëtaren, ndërsa drejtori sportiv Modesto e ka ndjekur dhe vlerësuar nga afër gjatë periudhës së tij te Monza. Këta elementë e bëjnë profilin e tij edhe më interesant për projektin bardhezi.
Kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit tashmë kanë nisur, por Juventusi nuk është i vetëm në garë. Lazio është aktualisht përpara, pasi ka bërë hapa konkretë: ekziston një marrëveshje paraprake me lojtarin për një pagë rreth 1,4 milionë euro në sezon dhe një ofertë për Atalantën në formën e huazimit me pagesë 1 milion euro dhe të drejtë blerjeje prej 9 milionësh. Në sfond mbetet vigjilent edhe Napoli.
Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të kuptuar nëse Daniel Maldini do të zgjedhë Torinon si hapin e radhës në karrierën e tij.