Kombëtarja e Nigerisë është kualifikuar në gjysmëfinalen e AFCON-it pasi mposhti me lehtësi 2:0 Algjerinë.
Golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e dytë.
Fillimisht sulmuesi Victor Osimhen shënoi për 1:0 me kokë në minutën e 47’të dhe më pas Adams në minutën e 57’të.
Me këtë fitore, Nigeria shkon në gjysmëfinale, ku tashmë e pret kundërshtari, Maroko.