FC Prishtina ka arritur marrëveshje me futbollistin boshnjak Harun Kariç, mesfushor qendror 23-vjeçar, i cili pritet të sjellë përvojë dhe kreativitet në mesfushën bardhekaltër.
Së fundmi, Karić ishte pjesë e elitës së futbollit në Kirgistan, ku luajti për ekipet Bars dhe Abdysh-Ata Kant, duke arritur të fitojë titullin kampion dhe Superkupën.
Karriera e tij e mëparshme përfshin edhe klube të njohura si NK Lokomotiva në Kroaci, si dhe Zhelezniçari, Tuzlka City dhe OFK Gradina në Bosnje dhe Hercegovinë.
Përveç karrierës në klub, Harun Kariç ka përfaqësuar Bosnjën dhe Hercegovinën në nivelet U19 dhe U21, duke fituar eksperiencë ndërkombëtare që do të kontribuojë në FC Prishtina.
Në deklaratën e tij të parë si pjesë e klubit, mesfushori u shpreh:
“Me vjen shumë mirë që jam bërë pjesë e këtij klubi. Është një nder i madh për mua të vesh fanellën e Prishtinës.
Do të jap maksimumin në çdo stërvitje dhe në çdo ndeshje për ta ndihmuar ekipin të arrijë objektivat.
Me padurim pres të luaj para tifozëve tanë dhe të përjetoj atmosferën në stadium”.
FC Prishtina i uron mirëseardhje Harun Karić-it dhe shumë suksese me fanellën bardhekaltër në sezonin e ri.