Eliminuan Flamurtarin

- Bota Sot

Eliminuan Flamurtarin

Elbasani u përball me Flamurtarin, në një ndeshje e cila është mbyllur në favor të ekipit të Ivan Gvozdenoviq.

Për shkak se luhej për fazën e 1/8-ve të Kupë së Shqipërisë, të dyja skuadrat “luftuan” në fushë, por vetëm “verdheblutë” triumfuan.

Ndërsa pas përfundimit të sfidës ka folur për mediat edhe ndihmës trajneri, Hektor Idrizaj.

Kjo pasi trajneri nuk mundi të prnoncohej për mediat për shkak të gjendjes gripale.

Sipas tij lojtarët e mbajtën shumë mirë, kontrollin e paraqitjes së tyre gjatë të gjittë sfidës. Ndër të tjera ai shpjegoi se zëvëndësimet ishin shumë të vlefshme, e sa i përket rivalit të tij Idrizaj shprehet se fitoren përballë tyre e ka “shijuar” edhe herë të tjera.

“Kishte disa lëvizje, për shkak se disa lojtarë janë kthyer nga dëmtime dhe nga vetë formati, që kishim ndeshje sot me Flamurtarin, por edhe pas 3 ditësh. Duhet të balanconim forcat. Në ndeshjet e para të janarit, kanë specifikë tjetër sepse ekipet nuk janë në 100% e tyre fizikisht. Mendoj që në tërësi e kishim ndeshjen në kontroll. Kishte dhe Flamurtari minutat e veta. Flamurtari krahun e majtë e ka më të fortë. Nuk ishim në kohë në presion te goli që pësuam dhe pak mungesë komunikimi midis linjave.

Kur ke rotacion, normalisht nuk janë gjithë kohës lojtarët më stabël, në ritëm. Disa momente mund ta zgjidhim pak më thjeshtë, vumë në vështirësi portierin. Përpiqemi të jemi gjithë kohës në ekuilibër, edhe me qendërmbrojtësit. Koha e presionit në total si skuadër ishte në disa raste e gabuar.

Zëvendësimi i Lajthisë me Lilën? Duhet të menaxhojmë forcat. Kanë qenë të dëmtuar, në ndeshjet e fundit të vitit të kaluar kemi luajtur me Bruno Lulajn si mbrojtës i djathtë.

Një vlonjat që eliminon Flamurtarin? Nuk është hera e parë që fitoj me Flamurtarin, kështu personalisht. Jam mësuar pak. Kur e eliminon, besoj se gëzon pak më shumë”, u shpreh Idrizaj.



Read it all at Bota Sot