FC Drenica ka njoftuar marrëveshjen me mesfushorin spanjoll Ian Soler, i cili nga sot është pjesë e skuadrës kuqezi.
29-vjeçari vjen si një përforcim i rëndësishëm që pritet të sjellë cilësi, energji dhe konkurrencë shtesë në mesfushë.
Soler ka një karrierë ndërkombëtare, duke luajtur më parë për Alessandria, Riteriai, Louisville City dhe Jumilla, ndërsa dy vitet e fundit ishte pjesë e Tiranës.
“Jemi shumë të kënaqur që Ian Soler i është bashkuar familjes kuqezi. I urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e Drenicës,” thuhet në njoftimin e klubit.