Edhe pse nuk ka bërë ende asnjë goditje zyrtare,
Juventus po ndjek disa pista për të përforcuar ekipin gjatë merkatos së janarit.
\“SportMediaset” zbulon se bardhezinjtë kanë nisur bisedimet me Atletico Madridin mbi transferimin gjatë afatit kalimtar dimëror të mesfushorit Thiago Almada.
24-vjeçari i transferuar verën e kaluar për 21 milionë euro, e kam pasur shumë të vështirë të fitojë një vend titullari te “Colchoneros”. Deri tani ka arritur të shënojë vetëm 2 gola dhe të japë vetëm një asist në 15 ndeshje dhe ka pasur pak ndikim në ekip.
Për argjentinasin mund të ketë një ndryshim ambienti tani në janar. Luciano Spalletti ka dhënë “pro” për transferimin e tij, ndërkohë që propozimi i Juventusit për Atletico Madridin është huazim me të drejtë blerje.