Berat Gjimshiti nuk po kalon një periudhë të lumtur me dëmtimet, pasi po bëhet vazhdimisht viktimë e tyre duke mos luajtur rregullisht.
Kapiteni i Kombëtares shqiptare është dëmtuar përsëri sot në ndeshjen që skuadra e tij, Atalanta, po luante ndaj Torinos.
Në minutën e 40-të, pas një largimi topi, ai u godit nga Zapata dhe u ul në tokë duke kërkuar ndihmën e mjekëve.
Mbrojtësi e kishte të vështirë të çohej në këmbë për shkak të dhimbjes dhe shokët e skuadrës kërkuan barelën.
Një situatë e cila shqetësoi edhe Ardian Ismajlin, pjesë e torinezëve, i cili shkoi menjëherë të interesohej për kapitenin e Kombëtares shqiptare.
Mbrojtësi i Atalantës nuk mund të vazhdonte më e kësisoj, u detyrua të linte fushën e lojës i mbajtur nga krahët, duke çaluar dhe mes dhimbjeve, për të shkuar direkt në dhomat e zhveshjeve të stadiumit.