Ylli i Dinamos firmos në Turqi

- Bota Sot

Ylli i Dinamos firmos në Turqi

Gasama Karamba nuk është më një futbollist i Dinamos, pasi klubi i Gaziantep nga Superliga turke, ka blerë kartonin e futbollistit.

Ditën e djeshme, Karamba ka firmosur edhe kontratën me turqit dhe do të jetë pjesë e Gaziantepit për 3 sezone e gjysmë.

Transferimi i tij, do të mbushë arkat e Dinamos, pasi rreth 200 mijë euro do të kalojnë nga turqit te kryeqytetasit, duke e nisur në këtë mënyrë merkaton me dy lojtarë që largohen, pasi gjithashtu Fjoart Jonuzi ka zyrtarizuar kalimin e tij te Drenica në Kosovë.

Ditët në vijim, pritet që në kampin dinamovit, të ketë edhe afrime sidomos në repartin e sulmit, ndërkohë që trajnerit Daja i janë propozuar disa emra sulmuesish, por deri më tani askush nuk e ka bindur për të firmosur.

Merkatoja e janarit nuk ofron shumë alternativa, sidomos kur bëhet fjalë për futbollistë me parametra zero, por nuk është çudi që Dinamo të hyjë në merkato edhe duke blerë futbollistë, megjithëse nuk ka një bilanc shumë të mirë nga merkatoja e fundit në këtë drejtim.

Talenti nga Kosova i kushtoi klubit të Dinamos 150 mijë euro, mirëpo sulmuesi nuk e ka fituar besimin e Dajës. Berisha është aktivizuar me pikatore këtë sezon, megjithëse kur është grumbulluar me të rinjtë e Kosovës, ka luajtur duke bindur e duke shënuar rregullisht.

Në këtë merkato, ka gjasa që Dinamo të paguajë sërish kartonin e një lojtari dhe sërish është investim për repartin e sulmit, pavarësisht se blutë janë skuadra që kanë shënuar më shumë këtë sezon në Superiore dhe kanë në organikë disa sulmues.



Read it all at Bota Sot