Ish futbollisti i mirënjohur, Besnik Kollari, është emëruar drejtor i Shkollës së Futbollit Vushtrria.
Kollari është i emër i madh futbollit tonë, disa vite me sukses ka qenë edhe trajner në disa skuadra ndër to edhe i FC Prishtinës.
“FC Vushtrria ka kënaqësinë të njoftojë se Besnik Kollari është emëruar Drejtor i Shkollës së Futbollit FC Vushtrria.
Besnik Kollari është një emër i njohur dhe i respektuar në futbollin vendor, me përvojë të gjatë në punën me të rinjtë, zhvillimin e talenteve dhe ndërtimin e strukturave serioze sportive.
Emërimi i tij përfaqëson një hap të rëndësishëm në vizionin e klubit për forcimin e akademisë dhe krijimin e një baze të qëndrueshme për të ardhmen e FC Vushtrrisë.
FC Vushtrria i uron suksese Besnik Kollarit në këtë detyrë të rëndësishme dhe shpreh bindjen se përvoja, përkushtimi dhe vizioni i tij do të kontribuojnë ndjeshëm në rritjen dhe zhvillimin e gjeneratave të reja të klubit”, njofton FC Vushtrria.