Tashmë dihet që Borussia Dortmund është një nga ekipet që nxjerr në treg më shumë yje, të cilat më pas transferohen tek ekipet e tjera, për shifra të majme.
“Diamanti” i ri i klubit verdhezi quhet Romeo Ritter, luan si qendërmbrojtës dhe është vetëm 17 vjeç.
Florian Plettenberg i Sky Sport Germany, zbulon se Milan dhe Arsenal kanë nisur që tani garën mes tyre për transferimin e qendërmbrojtësit të ri gjerman.
Megjithatë, largimi nga Dortmund nuk do të jetë edhe aq i lehtë, pasi klubi verdhezi do të bëjë gjithçka ç’është e mundur për ta mbajtur në ekip. Por, një ofertë e mirë ekonomike nga ekipet në fjalë, mund të ndryshojë situatën.