Parashikimi i motit për të dielën, 11.01.2026

- Gazeta e Prizrenit

Parashikimi i motit për të dielën, 11.01.2026

Të dielën parashikohet të kemi depërtimin e masave të ftohta me origjinë polare. Nën këto kushte pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet të ketë ndonjë reshje të izoluar bore gjatë ditës.

Reshjet më të intensifikuara do të jenë gjatë orëve të para të 24-orëshit, kryesisht në sasi të pakta.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej -4 deri në -2°C, ndërsa ato maksimale prej -2 deri në 1°C. Gjatë orëve të pasdites ulje e mëtejshme e temperaturave.



Read it all at Gazeta e Prizrenit