KF Bashkimi 1947 bën prezantimin e parë

- Bota Sot

KF Bashkimi 1947 bën prezantimin e parë

Skuadra e Bashkimit 1947 nga Kumanova ka zyrtarizuar përforcimin e parë për sezonin pranveror.

Anëtar i ri skuadrës nga Kumanova është mesfushori me tipare sulmuese, Fodej Travally, i cili vjen nga Brera Strumica.

Ai është një lojtar që ishte MVP në kampionatin estonez në të kaluarën, dhe ishte pjesë e klubit të Strumicës gjysmësezonin e kaluar.

Ai bëri vetëm katër paraqitje në futbollin maqedonas..

Megjithatë, Bashkimi pret që ai të jetë një përforcim i mirë në pjesën ofensive të ekipit që u rinovua këtë dimër.

Gambiani më parë luajti për Cetinkaya nga Qipro, Tuzlaspor nga Turqia, Paide dhe Kalev nga Estonia, ndërsa për herë të parë në Evropë erdhi tek të rinjtë e Vejles nga Danimarka nga Fortune.



Read it all at Bota Sot