Lojtari po mendon largimin pas sezonit

- Bota Sot

Lojtari po mendon largimin pas sezonit

Bruno Fernandes mund të largohet nga Manchester United në fund të sezonit, sipas raporteve nga mediat britanike.

Mesfushori portugez, i cili ishte objekt interesimi nga Arabia Saudite gjatë verës, thuhet se po shqyrton mundësinë e një sfide të re pas Kupës së Botës.

Sipas The Sun, shokët e skuadrës te Old Trafford janë të shqetësuar se kapiteni i tyre mund të largohet, duke pasur parasysh frustrimin ndaj situatës aktuale në klub. Një burim brenda United ka thënë:

“Disa lojtarë mendojnë se Bruno ka humbur durimin dhe, për të qenë të sinqertë, nuk e fajësojmë. Ai gjithmonë jep 100% dhe ka qenë lojtari më i mirë i klubit që nga koha kur erdhi”.

Fernandes ishte lidhur me një transferim te Al-Hilal në Ligën Profesionale Saudite, me një ofertë rreth 100 milionë funta, por zgjodhi të qëndrojë, duke refuzuar mundësinë e trefishimit të pagës së tij. Lojtari ka shprehur zhgënjimin e tij me modelin e ri të pronësisë te United dhe largimin e trajnerit Ruben Amorim këtë javë e ka vështirësuar më tej situatën.

Në një intervistë për Canal+, Fernandes theksoi: “Vendosa të mos shkoj, jo vetëm për arsye familjare, por sepse me të vërtetë më pëlqente klubi. Nga klubi ndjeva: ‘

Nëse ikën, nuk është problem për ne’. Kjo më lëndon pak. Më shumë se të lënduar, më bën të ndjehem i trishtë. Jam një lojtar që gjithmonë jep më të mirën e tij”.

Mesfushori me kontrat deri në vitin 2027 me opsion për një vit shtesë, shtoi: “Klubi donte të largohesha. I thashë drejtuesve se nuk mendoj se kishin guximin ta bënin këtë, sepse trajneri më donte. Por nëse unë do të thoja se do të largohesha, klubi do të më lejonte”.

Fernandes ka pasur bisedime të hapura me drejtuesit e klubit mbi transferimin dhe, sipas tij, ofertat ishin të mëdha, por klubi dëshironte të më mbante dhe të sillte lojtarë që të përforconin ekipin, për të mos humbur së bashku”.

E ardhmja e Fernandes te Manchester United mbetet e pasigurt dhe do të jetë një nga temat më të ndjekura gjatë afatit veror..



Read it all at Bota Sot