Vedat Muriqi vetëm 10 gola larg rekordit...

- Bota Sot

Vedat Muriqi vetëm 10 gola larg rekordit...

Mallorca ka rezultuar zgjedhja më e mirë në karrierën e Vedat Muriqit. 

Sulmuesi shqiptar është kthyer në njeriun gol te skuadra spanjolle.

Përpos garës për golashënues në kampionat, shtatlarti nga Kosova luan për të shkruar historinë.

Vetëm 10 gola e ndajnë nga lavdia në Mallorca.

Në rast se Muriqi do të shënonte 10 gola në kampionat, atëherë do të barazonte rekordin e Samuel Etosë, i cili numëron 54 gola të shënuar në La Liga.

Një rekord më se i arritshëm për Muriqin, duke marrë në konsideratë ritmin e lartë të golave që po shënon.



Read it all at Bota Sot