Parma shokon Leccen, Ramadani ndëshkohet me karton të verdhë

- Bota Sot

Parma shokon Leccen, Ramadani ndëshkohet me karton të verdhë

Parma kthehet me pikë të plota, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:1 Lecces, në takimin e javës së 21-të të Serie A.

Futbollisti Stuliq shënoi në minutën e parë për Leccen.

Lecce mbetet pa një lojtar, Banda u përjashtua me karton të kuq në minutën e 57-të.

Ylber Ramadani u paraqit titullar për Leccen dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 56-të.

Mysafirët barazuan rezultatin 1:1 në minutën e 64-të me autogolin e futbollistit Tiago Gabriel.

Në minutën e 72-të Mateo Pellegrino realizoi për 1:2 në favor të Parmës.

Ramadani është  zëvendësuar në minutën e 78-të.

Parma renditet në vend të 14-të me 21 pikë, ndërsa  Lecce është në të 16-tin me 17 sosh.



Read it all at Bota Sot