La Liga me postim special për Vedat Muriqin

- Bota Sot

La Liga me postim special për Vedat Muriqin

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka vazhduar formën e shkëlqyer këtë sezon në La Liga, duke shënuar golin e tij të 11-të për Mallorca në përballjen ndaj Rayo Vallecano.

Paraqitjet e Muriqit nuk kanë kaluar pa u vënë re as nga faqja zyrtare e La Ligës, e cila i ka kushtuar një postim special sulmuesit kosovar, duke theksuar ndikimin e jashtëzakonshëm që ai ka në lojën dhe golat e Mallorcas.

11 nga 21 golat e Mallorcas në La Liga mbajnë firmën e ‘piratit’ Vedat Muriqi (52,38%).

Kjo shifër tregon se Muriqi ka një përqindje më të lartë të përfshirjes në gola sesa superylli i Real Madridit, Kylian Mbappé, i cili ka 43,9% pjesëmarrje në golat e skuadrës së tij.

Kontributi i Muriqit është jetik për Mallorcan, e cila po lufton për mbijetesë në elitën e futbollit spanjoll, ndërsa sulmuesi nga Kosova vazhdon të konfirmohet si lider dhe pikë referimi në repartin ofensiv.

Me paraqitjet dhe golat e tij, Vedat Muriqi po shkruan një sezon historik, duke u renditur ndër sulmuesit më vendimtarë të kampionatit spanjoll.



Read it all at Bota Sot