Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, reprezentuesit e Shqipërisë, Marash Kumbulla e Ivan Balliu, u paraqitën në kuadër të javës së 19-të të elitës së futbollit spanjoll.
Muriqi e Kumbulla nga minuta e parë për Mallorca-n dhe Ivan Balliu nga minuta e 38-të për Vallecanon.
Muriqi shënoi me kokë në minutën e 30-të.
Rayo Vallecano ngadhënjeu në Madrid, me rezultat 2:1 ndaj Mallorca-s.
Vedat Muriqi u vlerësua me notën 7.1 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.
Me të njëjtën notë u vlerësua edhe Balliu, por jo edhe Marash Kumbulla.
Futbollisti Kumbulla u vlerësua me notën 6.5. Futbollist i ndeshjes është Jorge de Frutos i Vallecanos, me notën 8.3.
Pas javës së 19-të në kampionatin spanjoll, Vallecano renditet në vend të 10-të me 22 pikë, ka 4 më shumë se Mallorca që është në të 17-tin në klasifikim.