Ja çfarë po arrin Pirati i Kosovës! Në Spanjë shkruajnë...

- Bota Sot

Ja çfarë po arrin Pirati i Kosovës! Në Spanjë shkruajnë...

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, po kalon një formë fantastike në Kampionatin e Spanjës.

Sulmuesi ka realizuar 11 gola në 19 javët e para të La Ligës, duke qenë një nga lojtarët kyç të RCD Mallorca-s këtë sezon.

Përveç golave, Muriqi ka arritur edhe një sukses tjetër të veçantë në klubin spanjoll. 

Me golin e shënuar së fundi, ai ka arritur kuotën e 45 golave në La Liga me fanellën e Mallorca-s, po aq sa legjenda venezueliane Juan Arango.

Kështu, “Pirati i Kosovës” i është afruar ndjeshëm ish-sulmuesit të njohur kamerunas, Samuel Eto’o, nga i cili e ndajnë vetëm edhe 9 gola në listën e golashënuesve të klubit në elitën spanjolle.

“Pirati Muriqi arrin shifrën e 45 golave në La Liga”, ka shkruar faqja zyrtare e RCD Mallorca.



Read it all at Bota Sot