Futbollisti i njohur pret në besë Real Madridin

- Bota Sot

Futbollisti i njohur pret në besë Real Madridin

Dayot Upamecano ka pranuar të rinovojë kontratën me Bayern Munich.

Francezit i skadon kontrata në qershor të këtij viti, por pasi klubi bavrez ka pranuar t’i plotësojë kërkesën kryesore që ishtë rroga 20 milionë euro në sezon, Upamecano do të rinovojë me Bayern deri në vitin 2031.

Mediet gjermane zbulojnë se Upamecano kishte arritur një marrëveshje verbale me Real Madridin, për një transferim falas gjatë verës së ardhshme.

Klubi madrilen do t’i ofronte rrogën 20 milionë euro, piëkrisht atë rrogë që klubi bavarez ka pranuar ta paguajë tani.

Në këtë situatë, klubi madrilen është i detyruar të heq dorë përfundimisht nga Upamecano dhe të shikojë alternativa të tjera për qendrën e mbrojtjes si Ibrahima Konate dhe Marc Guehi, të dy mund të transferohen si lojtarë të lirë, duke nisur nga fundi i këtij sezoni.



Read it all at Bota Sot