"Kanë identitet në lojë"/ Halili: Dy ekipe të Superiores që bëjnë futboll të bukur dhe janë të konsoliduara janë...

- Bota Sot

"Kanë identitet në lojë"/ Halili: Dy ekipe të Superiores që bëjnë futboll të bukur dhe janë të konsoliduara janë...

Në studion e OraSport ka qenë gazetari Erjon Halili i cili ka veçuar dy skuadra të cilat sipas tij kanë identitet në lojë dhe që bëjnë futboll të bukur. 

“Sa më shumë zaptohen këto ambiente sportive, sheshet para pallateve, më shumë shtohen palestrat, njerëzit s’kanë më mënyra të tjera për të kryer aktivitet fizik.

Shyqyr që janë dhe ato për të bërë aktivitet fizik. Për tu kthyer te ndeshja, përballeshim dy skuadrat më të mirëinvestuara, kanë qenë skuadrat që kanë pasur buxhetet më të mëdha. Për më tepër dy trajnerët më afatgjatë në skuadrat e Superiores.

Tetova që po bën tre apo katër sezone në krye të Egnatias, dhe Ilir Daja që është i dyti në drejtim të Dinamos krahasuar me trajnerët e tjerë, të ekipeve të Superiores.

Koha e gjatë kanë bërë që ata të krijojnë ekipe të konsoliduara. Që të bëjnë futboll shumë të bukur me një manovër të qartë sulmuese, pra kanë skuadra që kanë një identitet loje ndryshe nga të tjerat që çfarë prodhojnë në një ndeshje, nuk e prodhojnë në tjetër.”- tha ai. 



Read it all at Bota Sot