Pogoni: Tirana ka pasur vite më parë 100 palestra, ndërkohë sot është tre fishuar ky numër

- Bota Sot

Pogoni: Tirana ka pasur vite më parë 100 palestra, ndërkohë sot është tre fishuar ky numër

Në studion e OraSport ka qenë i ftuar trajneri Artan Pogoni i cili ka folur lidhur me trendin e frekuentimit të palestrave.

Ai u shpreh se ka konstatuar një tre fishim të këtyre bizneseve në Tiranë që nga vitet 2012-2013 e deri më sot.

“E kam ndjekur dhe këtë situatë për shkak të punës dhe pozicionit që kam patur do jap një indeks, si ka shkuar ky lloj trendi.

Unë po them që është rritur interesi i njerëzve, njerëzit janë bërë më “smart” dhe e kanë vetëkuptuar punë.

Dikur para shumë vitesh, flas deri nga 2012-2013, Tirana brenda kishte në numër rreth gati 100 e ca palestra fitness-i. Duke thënë nga ato më të mëdhat deri të ato më të voglat, që janë ambiente pothuajse shtëpie.

Ndërkohë sot është tre fishuar ky numër, që do të thotë, nuk tre fishohet kot. Do të thotë që ka biznes brenda por ka dhe interes të shtuar të njerëzve. Dhe çfarë është më e mira them unë, që ka filluar të ketë mosha të ndryshme.

Nga të rinjtë dhe të rejat, deri te moshat e treta.”- tha ai.



Read it all at Bota Sot