Michael Carrick është shumë pranë rikthimit te Manchester United.
Sipas informacioneve të raportuara nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, ish-mesfushori i “Djajve të Kuq” ka pranuar të gjitha kushtet e ofertës kontraktuale të paraqitur nga klubi.
Marrëveshja konsiderohet pothuajse e përfunduar dhe pritet të vuloset brenda kësaj jave, ashtu siç ishte parashikuar.
Negociatat kanë avancuar pa pengesa, me të dyja palët që kanë gjetur gjuhën e përbashkët për detajet finale.
Rikthimi i Carrick në “Old Trafford” shihet si një lëvizje strategjike, duke marrë parasysh lidhjen e fortë që ai ka me klubin dhe përvojën e tij si lojtar dhe trajner.