Asllani “mban peng” Torinon, klubi nuk mund të lëvizë pa i gjetur një sistemim mesfushorit të Kombëtares

- Bota Sot

Asllani “mban peng” Torinon, klubi nuk mund të lëvizë pa i gjetur një sistemim mesfushorit të Kombëtares

 

E ardhmja e Kristjan Asllanit është në udhëkryq, pasi aktualisht mesfushori i Kombëtares shqiptare nuk e di ende se ku do të vazhdojë karrierën e tij në pjesën e dytë të këtij sezoni.

Torino nuk e ka më në plane dhe po mendon largimin e tij në janar, teksa është i interesuari kryesor për të zgjidhur sa më parë situatën e lojtarit që duhet të gjejë një destinacion të pëlqyeshëm.

Sipas mediave italiane, drejtori sportiv Petraki është vënë në lëvizje për të kërkuar lojtarë të rinj në merkaton e janarit, por nuk mund të bëjë lëvizje në mesfushë pa zgjidhur situatën e Asllanit dhe liruar një vend në këtë repart. Ndaj torinezët janë në pritje të vendimit për të ardhmen e Asllanit, për të cilin ka pasur bisedime të Interit me disa klube, por jo oferta konkrete deri tani.

Lojtari ka marrë oferta edhe nga jashtë Italisë, por do të preferonte që të vazhdonte të luante në elitën e futbollit italian dhe të mos largohej nga Seria A.



Read it all at Bota Sot