Shtatëmbëdhjetë fëmijë dhe shtatë të rritur janë helmuar nga monoksidi i karbonit pas përdorimit të një ngrohësi me defekt gjatë një feste fetare në Gjenova të Italisë.
Sipas raportimeve, fëmijët më të vegjël, të moshës midis tre muajsh dhe 12 vjeç, ishin të parët që u ndjenë keq. Më vonë, edhe të rriturit filluan të shfaqin simptoma të helmimit. Fëmijët u shtruan në Spitalin Gaslini në Genova, ku disa prej tyre iu nënshtruan terapisë me oksigjen. Spitali njoftoi se “gjendja e të gjithë pacientëve është e qëndrueshme, ata janë nën mbikëqyrje dhe monitorim të vazhdueshëm, dhe jeta e tyre nuk është në rrezik.”
Ndërkaq, të rriturit u shtruan në Spitalin San Martino, ku morën terapi për të trajtuar helmimin nga monoksidi i karbonit.
Autoritetet lokale po hetojnë për shkakun e defektit të ngrohësit dhe për të konfirmuar nëse mund të ketë pasur shkelje të rregulloreve të sigurisë.