Ishte i padiskutueshëm te Vllaznia

- Bota Sot

Ishte i padiskutueshëm te Vllaznia

Mehdi Çoba nuk është më një futbollist i Gjilanit.

Klubi ka njoftuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale largimin e ish-it të Vllaznisë.

Aventura e 25-vjeçarit në Superligën e Kosovës ka zgjatur vetëm 6 muaj, pasi siç dihet në merkaton e verës u bë pjesë e gjilanasve. Ndërkohë Çoba ishte një nga futbollistët më kryesorë te skuadra e Vllaznisë në Superiore.

Tashmë do të jetë një lojtar i lirë në treg dhe në pritje të ofertave.

Me kuriozitet pritet të mësohet se ku do të jetë destinacioni i tij iardhshëm, teksa është shndërruar në një alternativë “big” për ekipet e Superiores dhe Kategorisë së Parë.



Read it all at Bota Sot