Sulmi më i fuqishëm raketor i vitit në Ukrainë, katër të vdekur në Kharkiv

- Bota Sot

Sulmi më i fuqishëm raketor i vitit në Ukrainë, katër të vdekur në Kharkiv

Ekipet e emergjencës janë angazhuar në qytetin ukrainas të Kharkivit pasi forcat ruse kanë ndërmarrë valën më intensive të sulmeve raketore në Ukrainë për këtë vit, në orët e hershme të 13 janarit.

Sipas autoriteteve lokale, si pasojë e sulmeve janë vrarë katër persona, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Raketa të shumta kanë goditur zona të banuara dhe infrastrukturë civile, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, raporton Reuters

Shërbimet e shpëtimit kanë intervenuar për nxjerrjen e të mbijetuarve nga rrënojat dhe për ofrimin e ndihmës mjekësore për të lënduarit.



Read it all at Bota Sot