Raspadori duket se po mbyll kapitullin e tij spanjoll dhe po rikthehet në Serinë A, por jo te Roma. Sulmuesi i Atletico Madridit ka qenë objektivi i disa klubeve italiane, përfshirë edhe Romën, që e ka ndjekur për një kohë të gjatë, por pa sukses.
Gjatë natës së fundit u bë lëvizja vendimtare: Raspadori do të firmosë me Atalantën për një transferim të përhershëm, me vlerë 25 milionë euro.
Sipas burimeve të fundit, formula e marrëveshjes ka bindur sulmuesin 23-vjeçar: ai nuk do të pranonte një huazim te Roma pa garanci për qëndrimin e tij të përhershëm, pasi kushti për blerje automatike do të vlente vetëm në rast të kualifikimit në Champions League.
Me mbërritjen e Raspadorit në Bergamo, pritet që edhe lëvizjet e tjera të klubeve të aktivizohen: Lookman është drejt Fenerbahçes, ndërsa Daniele Maldinim e pret Juventusi dhe Lazio, ku edhe Samardzic është në ‘radar’.
Aktualisht Lookman është i fokusuar maksimalisht në Kupën e Kombeve të Afrikës me Nigerinë, ku nesër do të luajë gjysmëfinalen kundër Marokut, por duket se marrëveshja për transferimin është arritur, dhe ai pritet të udhëtojë nga Casablanca drejt Stambollit pa kaluar më parë nga Bergamo.