Dalin sekretet, ja si serbët e larguan Dragan Stojkoviqin pas disfatës nga shqiptarët! Ky person i dha urdhër të prerë: Shko

- Bota Sot

Dalin sekretet, ja si serbët e larguan Dragan Stojkoviqin pas disfatës nga shqiptarët! Ky person i dha urdhër të prerë: Shko

Serbët ende e vajtojnë humbjen e 11 tetorit me rezultat 1:0 nga Shqipëria në stadiumin në Leskovc.

Shqipëria ia fiku shpresat Serbisë për vend të dytë në Grupin K të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll.

Branko Radujko zbuloi çfarë ndodhi pas ndeshjes në të cilën Serbia u mposht nga Shqipëria në Leskovc.

“Largimi i Dragan Stojkoviqit - Piksi nga stoli i ekipit kombëtar serb ishte një lajm që bëri jehonë në Serbi, rajon, por edhe në Evropë dhe botë.

Kombëtarja ishte zhgënjyese në kualifikueset e Kupës së Botës, humbja ndaj Shqipërisë në Leskovc ishte pika e fundit, dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSS-së, Branko Radujko, ishte i ftuar në podkastin "2x45" të Mozzart Sport, ku zbuloi se Piksi nuk e la stolin vetë”, shkruan media serbe “Kurir”.

“Pas ndeshjes, shkova te Stojkoviq dhe i thashë: Dragan, kaq.

As publiku i futbollit, as populli, as Federata nuk mund ta durojnë më këtë dhe ne duhet ta zgjidhim këtë

Ai tha, në rregull, e kuptoj, e ndiej, e kuptoj dhe do të shkoj në një konferencë për shtyp dhe do të them se po largohem.

Ai tha, Po ofroj dorëheqjen time dhe nuk do ta drejtoj ekipin në Andorra, do ta drejtojë asistenti im.

Pse nuk dha dorëheqjen? Ai duhet ta shpjegojë këtë, por gjithsesi, ne u ndamë disa ditë më vonë me pëlqim të ndërsjellë, kështu që nuk i kushtoi Federatës asnjë dinar.

Pavarësisht klauzolave shumë të forta të largimit që kishte në kontratën e tij - tha Radujko.



Read it all at Bota Sot