Ish futbollisti i mirënjohur, Besart Cecelia, tash e sa vite trajner, tani ka bërë hapin tjetër dhe shumë të rëndësishëm.
Zejen si trajner do të vazhdojë në shtetin shqiptar.
Cecelia është emëruar trajner te klubi Vora U-19
Edhe një sfidë e re për Cecelinë, i cili së fundi me sukses ka drejtuar ekipin e vajzave të Mitrovicës, pastaj KF Sharrin e Hanit të Elezit (meshkujt).