Butragueño përshëndet Xabi Alonson

- Bota Sot

Butragueño përshëndet Xabi Alonson

Emilio Butragueno, president i këshillit drejtues të Real Madridit, prezantoi Álvaro Arbeloa si trajnerin e ri të klubit, por nuk harroi të falënderonte edhe Xabi Alonso, i shkarkuar një ditë më parë.

Në sallën e shtypit në “Valdebebas”, Butragueño tha: “I dashur Álvaro, mirë se vjen në shtëpinë tënde.

Të gjithë do të të ndihmojmë të realizosh dëshirat e tifozëve tanë. Shpresojmë t’i arrish tani si trajner i ekipit të parë”.

Më pas iu drejtua Xabi Alonsos: “E di që kjo do të jetë gjithmonë shtëpia e tij dhe ka dashurinë e të gjithëve. Është një legjendë e klubit.

Vendimi u mor me marrëveshje të përbashkët dhe e falënderojmë për përkushtimin. I urojmë gjithë të mirat për të ardhmen”.

Edhe Arbeloa konfirmoi se ka folur me paraardhësin dhe mikun e tij: “Po, kam folur me Xabi. Të gjithë e dini miqësinë që na lidh dhe sa shumë e vlerësoj, e dua; kjo do të vazhdojë”.

Ai shtoi se mezi pret ndeshjen e parë në Kupë, duke theksuar se ka në dorë një skuadër të jashtëzakonshme.



Read it all at Bota Sot